FUSHATA E TANISHME
15 dhjetor 2023 - 31 mars 2024
Rregullat e pjesëmarrjes
Këshillat e anëtarëve rreth fushatës
Lista e fituesve të shpërblimeve
FUSHATA E VJETËR
Lista e fituesve të muajit maj 2023

Këshillat e anëtarëve rreth fushatës

Sugjerimet e anëtarëve të regjistruar në GjuhaShqipe.com rreth kësaj fushate!

........................................

besar.abdiu

08 Apr 18:13

Të nderuar,

Ju përgëzoj për punën që po bëni dita-ditës me qëllim përmirësimin e gjuhës tonë. Gjithashtu ju përgëzoj për nismën tuaj drejt shmangies së çdo gabimi të mundshëm drejtshkrimor.

Gjuha është pasuria kombëtare që duhet të na tubojë të gjithëve për ta mbrojtur, ruajtur dhe kultivuar me sa kemi mundësi.

Unë jam pjesë e stafit akademik të universitetit "Nënë Tereza" në Shkup dhe, së bashku me disa mësimdhënës tjerë, morëm një nismë për të përkthyer disa libra teknikë nga gjuha angleze dhe për vite me radhë jemi ballafaquar me probleme gjuhësore apo fjalë të huaja, për të cilat nuk kemi mundur të gjejmë 'homologet' e tyre në gjuhën shqipe. Prandaj, shfrytëzoj rastin t'iu shpreh një falënderim të thellë për punën që keni bërë, punë kjo e cila na ka shërbyer për të shmangur gabime për të cilat as nuk kemi qenë të vetëdijshëm.

Megjithatë, edhe pse gati jemi në përfundim të përkthimit të këtyre librave, mendoj se këto libra duhet ti nënshtrohen një filtri më të përparuar gjuhësorë. Në këtë mënyrë, brezave të ardhshëm jo vetëm do t'iu siguronim literaturë të mirëfilltë, por edhe do t'i shkarkonim nga barra për ta përmirësuar atë. Me fjalë të tjera, për ne do të ishte nder nëse ju do të merrnit përsipër kontrollimin përfundimtar të këtyre librave, ndërsa sa i takon kërkesës suaj për paraqitjen e çdo gabimi drejtshkrimor në fjalor, ne si staf do ta bënim falas.

 

Po e përmbyll këtë e-postë me shpresën se kjo ngjarje që ju propozoni të jetë shkas për fillimin e bashkëpunimit tonë.

 

Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese!

 

Përzemërsisht,

Besari

 

.................................

ilirkoro0

08 Apr 16:46

Kthim përgjigje.

 

Si fillim, do ju falenderoja për çdo hap që ndërmerni në këtë portal shumë të vlerësueshëm.

Fushata publike është një vendim i mirëmenduar dhe natyrisht që do të jetë e vlefshme për përmirësimin e fjalorit.

Gjithashtu do të jetë një mundësi më e madhe që cilësia e "Kullës së shqipes" të jetë mëse e domosdoshme.

Po do të jem i nderuar të jem pjesë e kësaj fushate.

Ju vlerësoj maksimalisht.

Pjesa e shpërblimit është nxihtëse por jo dhe e domosdoshme, gjithsesi falenderime!

................................

shpejtimhysenigjilan

12 Apr 08:33

Pershendetje edhe per ju, i nderuar Shishani.

 

Duke ju pergezuar per punen e madhe qe po beni dhe gatishmerine tuaj per t'shperbly te interesuarit per permiresim e pasurim te fjalorit, une personalisht s'jam perkrahes i nje ideje te tille sepse pas saj do t'pasonin pakenaqesite dhe ankesat.

 

Ndoshta me mire do te ishte sikur shperblimi te kthehej ne komplet librash te ndryshem, keshtu, do te nxitej te lexuarit dhe ne kete menyre edhe te mesuarit e permiresuarit te drejtshkrimit.

 

Ky eshte thjesht mendim dhe propozim i imi.

 

Jam i hapur per bashkepunim e ndihme te çfaredollojt qe ju e shihni te arsyeshme!

 

Me shume respekt,

Shpejtimi

.............................

esmaallmuca

12 Apr 16:56

 

Përshëndetje,

Ju falënderoj për këtë mesazh dhe ju përgëzoj për punën madhore që keni ndërmarrë. Prej kohësh, jam përdoruese e Kullës së shqipes dhe veçanërisht e softuerëve “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, “Morfologjia digjitale e shqipes” dhe “Fjalori i termave të informatikës”.

Duke qenë se punoj në media, shpesh më duhet të konsultohem me fjalorët e gjuhës shqipe. Përveç softuerit të Kullës, kam përdor edhe “Fjalorin e gjuhës shqipe”, të vitit 2006, si dhe “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe”, të vitit 1980. Mirëpo, ndonjëherë jam ndeshur me gabime drejtshkrimore (ndonjë shkronjë e hequr, përdorimi i zanores -e në vend të asaj -ë etj.). Kjo gjë mund të vërë në vështirësi këdo që përpiqet të gjejë se si shkruhet saktë një fjalë e caktuar.

Për këtë arsye, mendoj se fushata juaj është shumë e drejtë dhe do të ndikojë në rritjen e cilësisë së softuerit. Një projekt i tillë me rreth 8.000.000 forma fjalësh, është e kuptueshme që të ketë lapsuse, por një punë e përbashkët mund të ndihmojë në minimizimin e gabimeve që mund të bëhen. Sa i takon pyetjes se si mund të raportohen gabimet, jam dakord që të bëhet përmes e-postës në një adresë që do të caktoni ju.

Për çështjen se si do të procedohet nëse raportohet i njëjti gabim nga shumë persona, mendoj që do të ishte më e drejtë që shpërblimi të ndahej në mënyrë të barabartë. Kjo sepse gabimet me shumë gjasa do të jenë të pakta dhe probabiliteti që të ndeshen me të njëjtin gabim, është i lartë.

Nëse do të vendosnit ta zbatonit këtë fushatë, do të merrja pjesë me shumë dëshirë.

Faleminderit!

Esma Allmuça 

.......................................................

jim.hyseni

16 Apr 10:36

 

Përshendetje!

 

Ju përgëzoj për projektin dhe iniciativën.

 

Gjithsesi mendoj që kjo iniciative do të ndihmoj në përmirësimin e atyre pak gabimeve që mund te jenë përvidhur gjatë punës tuaj të gjatë e të lodhshme. Mendoj që këso lloj iniciativash duhet të jenë të herëpashershme, ndoshta edhe qëndrueshme (permanente) por me shpërblime më modeste. Si shembull: qasje falas për një periudhë te caktuar ne programe apo softuerë që ju ofroni. Apo anëtaresime (prenumeracione) te ndryshme që i ndihmon zhvilimit apo ngritjes së gjuhës shqipe. 

 

Edhe unë mendoj që personi i parë që raporton gabimin duhet te shpërblehet. ( por e kuptoj që eshte e vështirë se si të dëshmohet ( bëhet transparente) për te tjerët se kush ishte i pari që raportoi. Që të mos ketë hatërmbetje.

 

Unë gjithsesi do të marr pjesë në fushatën tuaj. Me aq mundësi sa kam (meqë banoj dhe punoj jashtë shtetit, dhe përdori tjetër gjuhë gjatë ditës).

 

Ju falenderoj nga zemra për të gjitha programet që keni zhvilluar gjatë gjithë këtyre viteve. Më kanë hyrë në punë dhe ndihmuar pafundësisht shumë.

 

Ju uroj gjitha të mirat dhe shumë suksese të mëtutjeshme!

 

Ngadhnjim Hyseni

...................................................

From: Kristina Bregu 
Sent: 16 April, 2023 22:10
To: GjuhaShqipe.com

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje! Ju pergezoj per nismen qe keni ndermarre dhe seriozitetin qe po tregoni. Une personalisht shpreh gadishmerine time per te marre pjese ne permiresimin e fjalorit te gjuhes shqipe pasi jam edhe pedagoge dhe zoteroj aftesine e nevojshme per te kontribuuar ne kete nisme.

Do te doja te me detajonit me konkretisht se çfare duhet bere.. 

Ju faleminderit!!

.....................................

From: ilam berisha 

Sent: 19 April, 2023 18:29

To: GjuhaShqipe.com 

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Nisma Juaj për një punë kaq me vlerë, nuk mund të paguhet me asnjë çmim. Kjo është pasuri më e madhe që mund ta ketë një komb. Me kënaqësi do ta shfrytëzoj për paqartësitë që mund të kem nevojë, dhe eventualisht, nëse vërej diçka që mua ma merr mendja se duhet ndryshe ose për ndonjë lëshim eventual, jam i gatshëm të reagoj dhe të drejtohem në adresën tuaj. 

Me respekt, 

Ilam Berisha, prof.

....................................................

From: Muharrem Haziri 
Sent: 16 April, 2023 16:18
To: GjuhaShqipe.com 

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje Lulëzim Shishani, 

Fillimisht,  përgëzime për punën e madhe që keni bërë me ekipin tuaj në  projektin  Kulla e shqipes  me karakter gjithëkombëtar. 

Nisma e ekipit tuaj për instalimin masiv dhe përdorimit të softuerit të Kullës Shqipe është e mirëpritur nga të gjithë  dashamirët e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

 Nisur nga fakti, se në shumicën  e institucioneve tona në  R. Kosovës, duke përfshirë edhe mediet e shkruara dhe elektronike, gjuha e shkruar shqipe është e bastarduar me plot gabime drejtshkrimore. Prandaj nisma e juaj është shumë e qëlluar dhe shumë e nevojshme për përdorimin drejtshkrimor, në të gjitha trevat e banuar me shqiptarë.

Mendoj, arritja e cilësisë së lartë gjuhësore dhe  instalimi masiv i këtij softueri, meriton përkrahje institucionale dhe mbarëkombëtare.

Unë si  njëri nga  përdoruesit  e hershëm të Kullës shqipe, jam shumë mirënjohës dhe falënderues për  fjalorin  elektronik  drejtshkrimor i cili më ka ndihmuar shumë në  përmirësimin e drejtshkrimit gjatë punës s’ime.

Lidhur me pyetjet tuaj,  rreth këtij projekti dhe fushatë së ndërmarrë, mendoj se fushata publike, është e qëlluar dhe do të ndihmoj në rritjen e cilësisë së Kullës shqipe. Dua të besoj, se angazhimi i qytetarëve e sidomos atyre të fushës përkatëse, të japin kontributin e tyre gjatë raportimit të gabimeve të mundshme, pavarësisht kompensimit të caktuar nga Kulla e shqipes.  

I nderuari drejtor z.Shishani,  ju falënderoj për ftesën tuaj për të kontribuar në këtë projekt me rëndësi mbarëkombëtar. Unë jam një qytetarë i thjesht i këtij vendi, me profesion jam ekonomist tani në pension,  por pavarësisht që nuk i përkas fushës së gjuhësisë,  do të mundohem që kontributi im mos të mungoj pa asnjë kompensim.

Me respekt!

Muharrem Haziri, Prishtinë

............................................

From: milazim maliqi 
Sent: 15 April, 2023 18:03
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: RE: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje  juve!

e  vërtetë  se ka nevojë për përmirësime  sepse  disa  fjalë  edhe  mungojnë  dhe mendojë që  mungojnë.

Shembull:  fala "prehë"  në  kohën e tashme  nuk  ekziston në  korrektuesin  tuaj.  Kallëzorja e shkuar  "prehe" po ekziston.

ka edhe  tjera nëse ju intereson mund të ju dërgojë  në të ardhmen. Të fala!

 

..............................................

From: xhevahire morina  
Sent: 15 April, 2023 15:50
To: GjuhaShqipe.com 

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Mirëdita ! Faleminderit shumë , që më keni  njoftuar për një çështje madhore të shqipes sonë! Vërtet është punë  sa e me vlerë aq edhe me përgjegjësi kombëtare e historike . Shpresoj  se edhe unë si gjuhëtare do të jap një ndihmesë të vogël, një pikë ujë në oqeanin tonë , për gjuhën tonë të shenjtë , Gjuhën shqipe, e cila i mbijetoi   kohës e pushtuesve të shumtë gjatë historisë. Punë të mbarë!

 

Shumë suksese!

.........................................

From: Artiola Breshanaj  
Sent: 14 April, 2023 20:02
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje!Po dëshiroj të marr pjesë.

Jo për para por për ruajtjen e gjuhës tonë te çmuar

..........................................

From: Gjerolinda Desku  
Sent: 13 April, 2023 17:24
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshendetje! 

 

Ju përgëzoj për gjithçka që po bëni lidhur me Gjuhën Shqipe dhe drejtshkrimin e saj. 

 

Tani, sa i përket pyetjeve doja t'ju thoja se fushata publike që jeni duke e aplikuar besoj se do të jetë e suksesshme, por mendoj se do të ishte mirë të përdoreshin edhe rrjetet sociale për këtë fushatë. 

 

Ndërsa për rregullat dhe kushtet mendoj se do të ishte e drejtë nëse do të shpërblehej secili që e pikasë dhe dërgon gabimin me e-postë. Shuma e shpërblimit mund të mos jetë tri shifrore, por mendoni për ata që duan të jenë pjesë e platformës tuaj, por në një moment të caktuar nuk kanë akses në Wi-Fi ose janë në orar pune, apo çfarëdo arsye tjetër që ua pamundëson t'ju dërgojnë një porosi me e-postë. 

 

Dhe pyetja e fundit, po sigurisht se do të merrja pjesë në gjetjen e gabimeve drejtshkrimore, pasiqë kjo është edhe fusha ime e studimeve. 

 

Punë të mbarë!

 

Gjerolinda Desku

..............................................

 

gjokejaelsa

11 Apr 22:08

Mirëmbrëma i nderuar 

 

Ju falënderoj për e-postën e dërguar në adresën time. E lexova me vëmendje dhe ju përgëzoj për nisëm. Mendoj që fushata publike do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes. Do të ishte kënaqësi të merrja pjesë në këtë nismë.

 

Sinqerisht,

Elsa Gj.

...........................

 

From: Rifat KRASNIQI 
Sent: 13 April, 2023 13:56
To: GjuhaShqipe.com
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje Z. Shishani, 

Së pari ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që e bëni me drejtshkrimorin, me fjalorin e madh dhe në të gjitha fushat tjera të komunikimit në gjuhën shqipe. 

Mendoj se ideja e juaj për organizimin e një fushate për raportimin e gabimeve drejtshkrimore është shumë shumë e mirë, jo vetëm për arsye se do të ndihmojë për përmirësimin e fjalorit të madh por edhe për arsye se një fushatë e tillë interaktive do të ndihmojë edhe më shumë për ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve mbi nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm të aftësive linguistike dhe kulturore në jetën shoqërore dhe kulturore.

Mendoj se rregulla për të shpërblyer vetëm personin i cili e raporton gabimin i pari është e kuptueshme dhe e mjaftueshme ndërsa, për të evituar raportime të shumëfishta të gabimeve të njëjta, ju mund të publikoni në faqen tuaj një listë me gabimet e raportuara të cilën do të duhet ta përditësoni rregullisht.

 

Unë vetë do të mirrja pjesë  me kënaqësi në këtë fushatë dhe juve ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme.

 

Rifat Krasniqi

................................................

From: Makfire Kurteshi  
Sent: 13 April, 2023 12:04
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje

Faleminderit për email, ju përgëzoj për punën që keni bërë. Unë vetë jam profesoreshë e gjuhës shqipe dhe nga përvoja mund të them që ka probleme të mëdha rreth përdorimit të gjuhës standarde shqipe, jo vetēm te nxënësit, por edhe te mësimdhënësit, madje edhe të gjuhës shqipe, e për shkrime të tjera jashtë shkollës janë të panumërta. 

Iniciativa juaj është e mirë, por sa mund të gjejë zbatim, nuk e di. Më duket që është shumë e madhe 100 euro për një gabim, sepse gabimet mund t'i gjejme kudo: në mbishkrime, në lokale, në rrjete sociale etj. Megjithatë, mendoj se ia vlen të provohet.

 

Ju përshëndes!

Makfire Kurteshi

..................................................

mabdyli

08 Apr 05:33

Përshëndetje.

 

Ideja për fushatë marketingu është ok, por të shpërblehet një njeri, që e vlerëson veten si shqiptar dhe që po gjetka një apo më shumë gabime teknike a gjuhësore në platformën tuaj për mua është gabim dhe shpenzim i kotë ngase secili nga ne du duhej ta kishte obligim kombëtar këtë raportim.

 

Shëndet!

 

.........................

beharbeqiri60

08 Apr 06:08

Faleminderit për ftesën. Me patjetër dhe me shumë kënaqësi do të jem pjesë e kësaj nisme të bukur e tepër të rëndësishme. 

 

Behari

....................................


stankajilirjana

08 Apr 07:34

 

Përshëndetje !

Së pari , ju përgëzoj për nismën e vlefshme !

Së dyti , ju falenderoj për njoftimin !

Së treti , ju uroj shumë suksese në këtë sipërmarrje !

Mendova (fillimisht ) të marr pjesë edhe unë , por kur u shfaq kërkesa që nënkupton se " do paguhet vetëm raportimi i parë ", kuptova se më mirë të mos marr pjesë ( populli thotë :" Kur digjesh nga qulli , i fryn edhe kosit . ")... 🙂 

Ju uroj të gjitha të mirat e mundshme !

 

Ilirjana 

 

..................................................

shpend

08 Apr 10:05

Pershendetje Lulezim,

Se pari desha t'ju uroj per punen e deritanishme ne te gjitha produktet qe keni publikuar deri tash.
Perderisa fushata juaj mund te kete efekt ne permiresimin e gabimeve eventuale ne fjalor - desha ti ndaj disa mendime sa i perket perdorimit dhe perhajpes se platformes:

- Platforma do duhej te jete e hapur: te pakten fjalori i gjuhes shqipe do duhej te jete i qasshem ne nje domain te vetin, ne web, per perdorim ne telefona mobil, pa username\pass. Thjeshte, leht, shpejt. Gjeneratat e reja vetem ashtu i konsumojne informatat, ose si marrin parasysh fare.
- Kerkimet ne te te jene fleksibile - gabimet drejtshkrimore te tolerohen, ë-jat e ç-jat te pranohen si e e c, etj. Kjo do te mundesonte gjetjen dhe mesimin e fjaleve ne format korrekte te tyre.
- Te mendohet per nje nen-produkt qe mbulon dialektet e perdorimet joformale te gjuhes (sinonime e shpjegime shqip shqip, adaptimet moderne te fjaleve, fjale jozyrtare ne perdorim ditor, etj)

E kuptoj qe per kete produkt do te duhej te kete financim konstant qe te mbulohen shpenzimet e te shperblehen organizatat e personat qe kane punuar e kontribuuar, por platforma duhet te jete lehte e qasshme nese qellimi i saj eshte qe sado pak te ndikoje ne permiresimin e aftesive te te shkruarit e kuptuarit shqip.

Gjeneratat e reja veqse kane filluar ta injorojne gjuhen shqipe ne mase te madhe, e qebesa edhe gjenerata ime gjithmone ka veshtersi ne te shprehurit apo shkruarit shqip pa perdorur anglicizma, serbizma, etj.

Me zhvillimet e fundit te modeleve AI, menyra klasike e te shkruarit dhe gjenerimit te materialit e tekstit eshte duke perenduar, na pelqei apo jo dicka e tille. ChatGPT si shembull, veqse mund te "flase" shqip, edhepse ende me probleme drejtshkrimore si rezultat i materialit te manget dhe jokualitativ ne gjuhen tone te qasshem ne internet.

Duke pasur kete thesar te dixhitalizuar te te dhenave dhe algoritmeve - ndoshta eshte koha edhe per ju si organizate te filloni hulumtimet se si mund te ofroni keto te dhena per perdorime komerciale e te pergjithshme, permiresim te gjetjes se produkteve e teksteve, perkthime/pershtatje, gjenerim teksti etj.

me nderime,

 

Shpend Bakalli
Inxhinjer i telekomunikacionit dhe teknologjise Informative

...........................................

From: Arben Idrizi  
Sent: 13 April, 2023 11:09
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje Lulezim,

faleminderit per emailin.

Une personalisht nuk jam i interesuar per ndonje shperblim.

Sidoqofte, pikerisht dje desha t'ju shkruaja per nje permiresim te mundshem.

Atehere, meqe ju me shkruat tashme, po jua them ate qe kisha si verejtje.

Te fjala "KABA", si mbiemer, ilustrimi i dyte, keni nje shembull qe mund te konsiderohet jokorrekt: "grua kaba". e di qe ne raste te tjera keni shembuj me burrin per te keq dhe askush s'do te ankohet, por ne kete rast mbase eshte me mire te merret ndonej shembull tjeter. eshte thjesht ceshtje sensibiliteti.

 

Gjithe te mirat

Arbeni

......................................................

From: Ervin Uruci  
Sent: 13 April, 2023 10:06
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

I dashur z. Shishani!

Së pari dua t’ju falenderoj përzemërsisht për nismen e jashtëzakonshme që keni ndërmarrë për të ruajtur gjuhën Shqipe nga deformimet në shkrim.  Sot më shumë se kurrë gjuha jonë e bukur rrezikohet nga mosnjohja e saj dhe nga ndikimet që kanë gjuhët e huaja.

Personalisht e dua gjuhën time por nuk jam në gjendje të kontribuoj në përmirësimin e saj. Për fat të keq e njoh pak. 

Unë jam konsulent marketingu dhe në këtë lëmi mund të jap kontribut nëse Ju jeni të interesuar.

Psh. vura re që rregullave të konkursit i është kushtuar shumë pak hapsirë në e-postë e mbi të gjitha nuk ka ndarje nga pjesa tjetër e-postë. Sugjeroj një rishkrim të rregullave që pjesëmarrësit të dijnë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë për të fituar çmimin prej 100 €.

Ju uroj suksese në punën tuaj fisnike!

Ervini 

..................................................

From: Agim Vishi 

Sent: 13 April, 2023 9:28
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje Lulezim,

Une sinqerisht ju pergezoj per kete pune kaq voluminoze dhe shume te rendesishme qe keni bere...

Gjithashtu edhe qasja per perrmiresimin e gabimeve  po me duket mjaft atraktive por shume e guximeshme dhe sfiduese.

 

Respekte per Ju dhe stafin tuaj te palodhshem!

Suksese...!

.......................................

From: Denisa Kola  
Sent: 13 April, 2023 9:00
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Përgjigjja e pyetjeve….

 

Mendoj që kjo nismë është shumë e vlefshme dhe shumë e dobishme… 

Sigurisht që do të merrja pjesë mjafton të më dërgoni ftesën tuaj☺️. 

 

Faleminderit!

..................................................

From: Enion Ismaili 
Sent: 13 April, 2023 2:22
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

Përshëndetje i nderuar,

Shpresoj se jeni mirë!

E kuptova iniciativën tuaj rreth kësaj fushate dhe më la shumë përshtypje. Me shumë dëshirë dhe vullnet do të doja të isha pjesë e kësaj fushate, qëllimi i së cilës qenka shumë i duhur. 

Por, do të doja të isha më shumë i informuar rreth mënyrës se si do të bëhet raportimi i gabimeve. 

Gjithashtu, më duhet ta përmend se jam ende i mitur, por sa i përket drejtshkrimit kam njohuri të mjaftueshme.

Me respekt,

Enion Ismaili

.......................................................

From: Adriatik Isufi  
Sent: 12 April, 2023 19:54
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje!

Do mundohem të jap sa do pak kontributin tim në lidhje me pyetjet që i keni parashtruar në fund.

 

A mendoni që një fushatë publike si kjo që ju shpjegova do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes?

Së pari e kuptoj se puna e hartuesve të këtij fjalori është me të vërtetë e madhe pasi qenka tejet voluminoz andaj e kuptoj edhe dëshirën që kjo punë e madhe të "kurorëzohet" me një verifikim dhe validim të saj. Pasi flitet për të mira materiale unë kam dyshimin e madhë se fushata do të mund të keqpërdoret nga individ me qëllime jo fisnike po të përfitimit. E kjo rrjedhimisht nuk do të thotë se do t'ja dalin ata individ po pa dyshim do të krijojnë probleme të pa qena edhe të numërta për ju dhe ekipin tuaj. Në pyetjen e radhës do t'ju sugjeroj një sistem për pranimin e këtyre raportimeve si dhe kush mendoj unë duhet të ketë mundësin e raportimeve por sa i përket rezultateve të një fushate të tillë (bazuar në kushtet në vijim) nuk kam dyshim. Përpos kësaj një fushatë e tillë ndihmon në informimin e ekzistimit  një "platforme / shërbimi" që njerëzit mund të mos kenë dëgjuar më parë.

 

Cilat rregulla dhe kushte duhen përcaktuar për pjesëmarrje, p.sh. në raportimin e gabimeve me e-postë, për gabimin e njëjtë paguhet vetëm ai që e ka raportuar i pari gabimin?

Së pari, po unë mendoj se vetëm përdoruesi i parë që ka hasur dhe e ka raportuar gabimin të shpërblehet. 

Së dyti sistemi i pranimit të raportimeve nuk mendoj se duhet të jetë me e-postë pasi që krijon vështirësi për ekipin tuaj në verifikimin e këtyre raportimeve duke supozuar gjithmonë se numri i pjesëmarrësve do të jetë i madhë. E pastaj edhe përcaktimi se cili përdorues ka dërguar gabimin i pari është sfidë e radhës. Unë kisha sugjeruar që pasi vetëm se e keni webfaqen tuaj gjuhashqipe.com dhe keni përdorues që kyqen me anë të email adresës pra keni një "bazë të përdoruesve (user-base)" atëherë të ndërtoni një pdf-viewer të thjeshtë të "Fjalorit të madh të gjuhës shqipe" me një opsion të selektimit të fjalëve dhe raportimit të tyre si të tilla që përmbajnë gabime (shih foton më poshtë si shembull të demonstrimit të kësaj veçorie / feature). Kësisoj përdoruesit e kanë shumë më të lehtë raportimin po edhe ju nga ana tjetër e keni më të lehtë verifikimin e këtyre raportimeve në një vend të vetëm duke pasur mundësi po ashtu të shihni se kush dhe në çfarë ore e ka raportuar gabimin, numri i njerëzve që bëjnë shembull të themi raportimin e njëjtë mund të jetë po ashtu indikator se me të vërtetë gabimi ekziston. Të gjitha këto një sistem i tillë i ofron.

Së treti, për t'ju ikur keqpërdorimeve të fushatës sic e ceka dhe më lartë me doemos do të duhet të zgjidhet audienca e cila do të ketë qasje në të. Shembull të themi se sistemi më lartë është implementuar, kush e ndalon përdoruesin që të mos raportojë gjithë fjalorin, pra çdo fjalë në të si gabim. Diku edhe do t'ja qëlloj po "inputi" i këtij përdoruesi nuk ka kurrfarë vlere përkundrazi ai paraqet një vështirësi më shumë në arritjen e qëllimit. Andaj unë ju kisha sugjeruar juve që të bëni përpjekje të bini në kontakt me ministren e arsimit në Kosovë si dhe Shqipëri që të mbahet kjo fushatë për mësimdhënësit (ciklit të ulët dhe të mesëm primarisht) pasi që ata përpos se do të jenë më serioz do të ishin edhe më kompetentë në raportimet e tyre. Duke qenë në dijeni të rrogës së mësimdhënësve të lartë cekur ata do të ishin pse jo edhe të motivuar / stimuluar për të marrë pjesë në një fushatë të tillë. E në qoftë se opsioni përmes ministrisë nuk është i mundur atëherë do të vazhdoja në instancën komunale e nëse edhe ajo dështon atëherë do kontaktoja drejtorë të shkollave.

 

Ju vetë a do të merrnit pjesë në një fushatë të këtillë?

Unë personalisht i takoj fushës së informatikës me profesion, andaj nuk e di edhe a do të mundë të jepja kontribut të vyer në këtë fushë. Zaten gjatë leximit të këtij emaili mund edhe të keni gjetur gabime drejtshkrimore po unë (me njohurit e mia) u mundova të japë një sugjerim pasi edhe e keni kërkuar.

 

I gëzohem shumë iniciativës dhe punës që keni bërë se me të vërtetë na duhet një edukim më i thellë për gjuhën tonë të bukur që e kemi bastardizuar shumë. Edhe gjatë shkrimit të kësaj letre elektronike më është dashur të përdor shprehje e thonjëza për fjalë të huazuara që ose nuk ekzistojnë në disa raste ose nuk jemi fare të informuar për to, e kur e pyesim këtë shokun "google" as ky nuk është fortë i dijshëm për gjuhën shqipe. Andaj na mbetet neve Shqiptarëve që ti mbushim zbrastësirat e ta konsolidojmë këtë veçse gjuhë të konsoliduar po ndoshta të lënë anash.

 

Gjitha të mirat dhe ju uroj sukses!

..................................

From: Alketa Zeqaj  
Sent: 12 April, 2023 18:22
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje. Ju falënderoj për gjithcka keni bërë deri tani në ndihmë të profesionistëve të gjuhës shqipe dhe realisht e vlerësoj këtë sipërmarrje. Unë jam mësuese e gjuhës shqipe në një shkollë 9-vjecare, në Tiranë dhe ndeshem përditë me probleme të ndryshme në lidhje me përdorimin e gjuhës. Fatkeqësisht literatura të cilës i drejtohemi për ndihmë, është e varfër dhe shumë më prapa se zhvillimi i gjithë shoqërisë sonë. 
Padyshim mendoj se kjo nismë do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes dhe me kënaqësi do të merrja pjesë në të. Sa për kushtet e shpërblimin, mendoj se është plotesisht e drejta juaj t'i vendosni. 

Punë të mbarë!
Me respekt, Alketa 

 

.................................

From: Adifet Iseni  
Sent: 12 April, 2023 10:24
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Të nderuar,

 

Pikë së pari desha t'ju përgëzoj për një punë kaq madhështore dhe të zellshme lidhur me gjuhën shqipe. 

 

Gjatë kërkimeve dhe hulumtimeve të fjalëve që bëja unë si redaktore e gjuhës, rastësisht më doli edhe faqja juaj e internetit gjuhashqipe.com, ku më la përshtypje mjaft të mirë se na u shtua edhe një fjalor elektronik, që me një klik të vetëm mund të gjesh shumë fjalë. Lidhur me gabimet që mund t'i hasim në fjalorin e përpiluar nga ju, për mua do të jetë një sfidë mjaft e mirë nga shkaku që ky është po edhe profesioni im, gjetja e gabimeve drejtshkrimore e sintaksore gjatë redaktimit të teksteve të shumta. 

Si person kreativ më pëlqen të jap ideja dhe sugjerime aty ku nevojitet, e pikërisht tani që ju e kërkoni nga profesionist të fushës. Një bashkëpunim i këtillë do të jetë i shkëlqyer edhe për ju, por edhe për mua në të njëjtën kohë.

 

Në vijim do t’iu përgjigjem pyetjeve të parashtruara nga ju.

 

A mendoni që një fushatë publike si kjo që ju shpjegova do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes?

Fushata padyshim se do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes, për shkak se vet detyra e redaktimit kërkon më shumë sy dhe mendje të zgjuara. 

 

Cilat rregulla dhe kushte duhen përcaktuar për pjesëmarrje, p.sh. në raportimin e gabimeve me e-postë, për gabimin e njëjtë paguhet vetëm ai që e ka raportuar i pari gabimin?

Mendimi im në lidhje me rregullat e përcaktimit për pjesëmarrje, do të ishte: Ai që raporton gabimin i pari të marrë shumën e plotë, ndërsa ai që raporton i dyti të marrë gjysmën e shumës së plotë, nga shkaku se është marrë me gjetjen dhe kërkimin e gabimeve gjatë kësaj fushate.

 

 

Ju vetë a do të merrnit pjesë në një fushatë të këtillë?

Po patjetër, pasi që edhe më herët kam punuar me fjalorë të tillë, dhe me përkthim të fjalorit maqedonisht-shqip dhe anasjelltas, ku e gjeja veten në detin e fjalëve të shumta. 

 

Me respekt, 

 

Përkthyesja dhe redaktorja e gjuhës shqipe,

A. Iseni

 

......................................

From: Arben Shabani  
Sent: 12 April, 2023 4:08
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Të nderuar,

 

Ju përgezoj për këtë projekt. Ju lumtë!

Me shumë qef do jem pjesë e kampanjës suaj (pa shpërblim), është kënaqësi më qenë n’shërbim (edhe simbolik) të GJUHËS SHQIPE.

 

Iniciativa është e përkryer, e përkrahi me më shumë vullnet.

 

Shpërblimi duhët të jetë jo për një fjalë, minimum nese useri i ka gjetur dy e më shumë fjalë që janë jo mirë të shkruar. Ndryshe, një gabim mund të gjindet lehtë, edhe n’fjalorët që kanë traditë dhe akademi të përkryer.

 

Transparenca. Është besimi ai që mund të jetë promotor i kësaj inicative brilante. Menyrën se si keni me mund me e mbuluar këtë proces, ndoshta Ju e keni me ideuar.

 

Suksese!

Arbeni

..................................

From: Mirjeta Lahu  
Sent: 12 April, 2023 3:06
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje, 

 

Fillimisht ju faleminderit edhe nga ju që m'u keni drejtuar mua dhe që më keni vlerësuar aq sa për të marrë mendim edhe nga unë. 

Kulla e shqipes është projekt i mahnitshëm për të gjithë shqiptarët, dhe unë e vlerësoj lart idenë, ndërtimin e këtij projekti dhe zbatimin e tij. Unë do të ju ngrija në piedestal për gjithë mundin që keni bërë për të jetësuar një projekt të tillë, sepse jo çdokush do të kishte kontribuar.

Unë jam mahnitur me rastin e shkarkimit të aplikacionit, sepse kishte gjithçka që mua më nevojitej. Kishte çdo përgjigje për çdo pikëpyetje nga aspekti gjuhësor. 

Sa i përket meje, unë deri tash sa e kam hulumtuar aplikacionin në tërësi; fjalët dhe ndërtimet morfologjike të fjalëve aty, ishin shumë të sakta dhe me vend. Nuk kam hasur deri tani në ndonjë gabim, përveç që mund të mos jem zyrtarisht me gradën Dr. apo mund të mos jem profesioniste e thellë në gjuhësinë shqipe, dhe mund të mos i kem vlerësuar drejt, mirëpo realisht, me njohuritë e mia nga pasioni për gjuhën shqipe, më dukej se çdo fjalë që kam hasur, dukej në rregull. 

Sa i përket fushatës, mendoj se ju paskëshit menduar drejt, por nuk e di se si do të tingëllonte në publik fushata e tillë. Hamendësoj nëse publiku do ta keqkuptonte imazhin tuaj. Hamendësoj nëse publiku do mendonte se ju po pranoni haptazi që mund të keni gabime, dhe me këtë, jo ndonjë gabim eventual, por gabime më të shpeshta. Të gjithë e dimë se gabimet janë njerëzore dhe se në projekte të tilla të mëdha ekziston gjasë më e madhe për gabime, por nuk e di se si do të shikohej nga prizmi publik. Çështja është se publiku, fillimisht, mund të mos ketë fare njohuri se për çfarë aplikacioni bëhet fjalë pasi ende shumica s'e kanë të shkarkuar aplikacionin. Pastaj, marrë për bazë që jo të gjithë nga publiku janë gjuhëtarë apo të pasionuar pas gjuhës shqipe, ose që shumë nga ta mund të jenë jo të shkolluar në nivele të kënaqshme sa për të vlerësuar një gjë të tillë, mund të merret me mend se ata do të mund ta keq-përceptonin projektin edhe ndonëse pa e provuar për ta shkarkuar, dhe në këtë mënyrë t'ua transmetonin të tjerëve "zërat" për gabime. 

Në anën tjetër, vetë shpërblimi prej 100€, tregon se ju jeni të përkushtuar në nivelet më të larta rreth cilësisë së projektit, mirëpo këtë e vërejnë vetëm për ata që dinë ta vlerësojnë në mënyrë të drejtë qëllimin e projektit tuaj. Gjithashtu, është fakt që 100€ shpërblim do t'i motivonte të gjithë të shkarkonin Kullën e shqipes që të hulumtonin fjalë të shumta për të gjetur gabime, dhe gjasa e gjetjes së gabimeve do të rritej, dhe kështu ju do ta përmirësonit Kullën e shqipes. 

Përfundimisht, kam mëdyshjen për idenë, jam 50/50. Mendoj që të pyesni edhe të tjerët, në mënyrë që të bini në një vendim të përshtatshëm. E nëse veç do të vendosnit ta bënit fushatën, unë gjithsesi që do të merrja pjesë me motivin më të madh. 

Kam edhe një ide tjetër; këtë fushatë t'ua bënit vetëm përdoruesve aktualë dhe profesionistëve gjuhësorë sepse ata do të kishin dijeni dhe njohuri për gabimet, dhe imazhi juaj nuk do të transmetohej direkt në publik që të vihej në pikëpyetje pastaj nga publiku.

Ndërsa, sa i përket pyetjes se cilat kushte t'i vendosnit për fushatë, p.sh. për gabimin e njëjtë të raportuar, propozoj që të përdorni ndonjë program softwerik me zgjedhje të rastësishme të fituesit (siç bëjnë faqe të ndryshme në rrjetet sociale, e më së shpeshti në instagram), dhe kjo të bëhej me transparencë të plotë, psh., me video-live të transmetuar në portalin tuaj në rrjetet sociale. Mendoj kështu ngase për të të gjitha palët që kontribuojnë në raportim, më së miri dhe më së drejti është që fati le ta zgjedhë fituesin. 


Shpresoj të jem përgjigjur drejt dhe në mënyrë të plotë pyetjeve dhe kërkesave tuaja. Ju faleminderit prapë dhe uroj në jetësimin dhe popullarizimin sa më të drejtë e sa më të madh të projektit tuaj, ngase unë tashmë veçse e kam vlerësuar me gradat më të larta! 

 

Sinqerisht,

Mirjeta Lahu

....................................

From: Frida Bushati  
Sent: 12 April, 2023 1:00
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje! 

 

Së pari, më lejoni ta shfrytëzoj këtë e-mail për t'ju përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që fshihet (njëkohësisht është edhe shumë e dukshme) pas "Kulla e shqipes 2.0". Ju falënderoj edhe ju si drejtues që na jepni mundësinë të shprehim mendimet apo sugjerimet tona rreth kësaj platforme tejet të dobishme për profesionistët dhe dashamirësit e gjuhës shqipe. 

 

Mua, si përkthyese dhe redaktore, më ka ardhur pambarimisht në ndihmë (si një Kullë), sidomos në "Word" pjesa e korrigjimeve dhe sinonimitë e fjalëve, te të cilat kam pasuruar fjalorin tim. Po ashtu, edhe programi i morfologjisë, me anë të të cilit kam shuar shumë dyshime apo kam përkrahur shumë mendime rreth lakimit të emrave dhe zgjedhimit të foljeve. (Gjuha shqipe sa e mirë, por edhe sa e koklavitur) 

Emoji

 

Sa u përket pyetjeve të shtruara nga ju, përgjigjet janë si më poshtë:

-Jam e bindur që kjo fushatë do të shërbejë goxha në përmirësimin deri në përsosmëri të cilësisë së Kullës sepse tekefundit, bashkimi bën fuqinë.

-Për raportimin e gabimeve bësoj se duhen shpërblyer të gjithë njësoj, pavarësisht kohës apo rendit të raportimit. 

-Unë do të isha e lumtur të merrja pjesë në këtë fushatë, sepse zhvillimi dhe përmirësimi janë gjithnjë dobiprurës.

 

Ndjesë nëse u zgjata. 

Duke ju falënderuar sërish për mundësinë, ju uroj punë të mbarë në këtë mision sa të vështirë, aq edhe gëzimplotë.

Frida Bushati 

…………………………………………………..

From: verdi krasniqi  
Sent: 12 April, 2023 0:38
Subject: Përshëndetje nga verdi Krasniqi!

 

Ju përgëzoj për këtë iniciativë që kini marrë, unë mendoj se kjo formë do te na shërbejë për te permisuar drejtshkrimin në gjuhën e bukur shqipe.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

.................................

 

From: oriana tamburi  
Sent: 11 April, 2023 23:01
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje, 

 

Uroj te jeni mire dhe njeherazi ju falenderoj qe me keni kontaktuar. 

 

Une vete e perdor fjalorin si perkthyese, ndaj ju falenderoj per cdo nisme qe ndermerrni per te permiresuar variantet elektronike, pasi jane nje ndihme mjaft e madhe per ne. 

 

Mendoj se korrigjimi i gabimeve eshte i nevojshem (nese ka te tilla), por njeherazi mendoj se nje pune e tille nuk mund t'i lihet kujtdo ne dore. Zelli i qytetareve te thjeshte per te raportuar gabimet, aq me teper nese premtohet pagese, me shume do t'ju sillte andralla, se sa do t'ju bente pune. E them kete nga pervoja personale.

 

Ndoshta nje ide do te ishte perfshirja e nje numri te caktuar njerezish, te cilet do te punojne me nje shkronje te caktuar ose me nje numer te caktuar fjalesh. Kjo do te kishte si ane pozitive eliminimin e gjetjes se te njejtit gabim nga disa perdorues/gjurmues gabimesh. Pagesa me sistemin "kush e gjen i pari", kam pershtypjen se vetem do te ngjallte pakenaqesi mes atyre qe do te bashkepunonin e ndoshta edhe mosbesim, dhe keto mund te pasohen nga mungesa e deshires per ta vijuar punen me tej. 

 

Sa per pyetjen a do te bashkepunoja personalisht: duke qene se une fjaloret elektronike i perdor rregullisht, nuk do te me kushtonte asgje qe gjate perdorimit te fjalorit, te shikoja edhe per ndonje gabim te mundshem. Por duke qene se edhe kohen e kam te kufizuar, gjithcka do te varej nga menyra se si do te organizohej gjurmimi i gabimeve. 

 

Me shpresen se pergjigjet e mia mund t'ju ndihmojne sadopak, 

Ju uroj shendet e pune te mbare

 

Oriana Tamburi

.......................................

From: Haxhi Balliu  
Sent: 11 April, 2023 20:15
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje !

Faleminderit per mesazhin e derguar nga ana Juaj . 

Jam plotesisht dakord me idene Tuaj dhe do te marr pjese ne kete fushate .

 

Me respekt

 

Haxhi Balliu

Librazhd 

..........................................

From: Melos Krasniqi 

Sent: 11 April, 2023 16:13

To: GjuhaShqipe.com 

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshendetje

Faleminderit per kontaktin.

A mendoni që një fushatë publike si kjo që ju shpjegova do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes?

Unë mendoj se po do të ndikoj.

 

Cilat rregulla dhe kushte duhen përcaktuar për pjesëmarrje, p.sh. në raportimin e gabimeve me e-postë, për gabimin e njëjtë paguhet vetëm ai që e ka raportuar i pari gabimin?

Jam i pajtimit.

 

Ju vetë a do të merrnit pjesë në një fushatë të këtillë?

Po.

 

Melos Krasniqi

.............................

From: Besmira Mino  
Sent: 11 April, 2023 14:02
To: GjuhaShqipe.com 

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje, 

Duke ju falënderuar për nismën e ndërmarrë, nëse e gjeni të nevojshme mund të konsideroni futjen në softuer fjalët e mëposhtme, të cilat i kam hasur së fundmi gjatë punës sime. 

Në anglisht është CRYPTANALYSIS, në shqipe duhet të jetë KRIPTOANALIZË apo KRIPTANALIZË?

*Fjala "blogger do të ishte më mirë në shqipe bloger apo blogues?

*Fjala "boolean" mund ta përkthejmë "bulian/buliane", "bulik/bulike" apo e Bulit? 

 *Internetwork - në një fjalor të Teknologjisë së Informacionit është përkthyer Ndërrjet.

*Fjala OPTOELECTRONICS ndeshet në bibliografi në format OPTOELEKTRONIKË, OPTIKOELEKTRONIKË dhe OPTIKO-ELEKTRONIKË.

Punë të mbarë,

Besmira

......................................................

From: Kastriote Vlahna  
Sent: 11 April, 2023 10:48
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

I Nderuari drejtor

Nismëtar dhe udhëheqës i Kullës së shqipes!

Përshëndetje për ju, urojë të jeni mirë dhe punët ju shkojnë mbarë!

Unë vetëm mundem të ju falënderoj për punën tuaj, e cila më ka ndihmuar shumë në shkrimet e mia akademike.

Sa i përket insmës tuaj, mendoj që është në favor të punës tuaj, pasi që do të mund të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes. Dhe unë patjetër që do të merrja pjesë në një fushatë të këtillë.

Përndryshe ju urojë shumë suksese, dhe shëndet!

Me respekt, Kastriote Vlahna.

.............................................   

From: Islam Gegaj  
Sent: 11 April, 2023 9:58
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Është për t'iu përgëzuar për punën e jashtëzakonshme e voluminoze që keni bërë në hartimin dhe përpilimin e Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe dhe,tani edhe për e re:100€shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor.

Unë do të angazhohem me tërë potencialin tim intelektual dhe pa përtesë në korrigjimin e çdo gabimi dretshkrimor që do të has gjatë leximit,duke qenë se jam dhe gjuhëtar.

Uroj të keni sukses të plotë e ta përbyllni këtë punë kaq të rëndësishme në afate sa më të shkurtëra!

               

Me nderime,

Islam Gegaj!

.......................................

From: Deniz CelCima  
Sent: 11 April, 2023 9:17
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje.

Ju pergezoj per perpjekjen qe gjuha shqipe te kthehet si duhet dhe pa gabime.

Eshte koha e duhur qe shqiptaret ta flasin gjuhen e tyre ,paster e bukur ,pa perfshire fjalet e huaja.

Te njohin standarden dhe te respektojne dialektet 

Intelektual tregohesh kur flet gjuhen tende.

Ju uroj dite te mbare

Deniz

...................................

From: Antigone Avdijaj  
Sent: 11 April, 2023 8:38
To: GjuhaShqipe.com < 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Ju falenderoj nga zemra per punen tuaj! Gjithashtu, ju falenderoj  qe mund te jem nje nder ata persona per te hulumtuar gabimet eventuale!

Une jam regjistruar ne platforme, por fatkeqesisht akoma nuk kam pasur mu desi ta perdori souftverin Kulla e shqipes per shkak se me eshte prishur laptopi dhe regjistrimin e kam bere nga telefoni. Keshtu qe, me vjen keq, por nuk arrij t‘ju ndihmoje ne kete drejtim. 

 

Suksese juve!

 

......................................

From: Sergej Mece  
Sent: 10 April, 2023 19:18
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje i nderuar,

 

Është i lavdërueshëm ky projekt dhe kjo qasje e tillë pune. Po iu përgjigjem pyetjeve pa humbur kohë.

 

Jam dakord se një fushatë e tillë do të jetë mjaft edukuese për pjesëmarrësit dhe përmirësuese për platformën.

 

Rregullat duhet krijojnë transparencë dhe të njohin meritën e korrigjuesit. Nëse gabimi është është gjetur në mënyrë të vlefshme dhe vazhdon të mbetet në portal, mbase duhet të njihet edhe kontributi konfirmues i personave të dytë që e pikasin atë.

 

Do të merrja pjesë me kënaqësi, sapo të qartësoheshin rregullat për këtë.

 

Faleminderit,

.......................................

From: Donjeta Zeneli  
Sent: 10 April, 2023 14:06
To: GjuhaShqipe.com  
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Pershendetje, i nderuar!

 

Ju pergezoj fillimisht per kete organizim te nje fushate te tille, e mbeshtese plotesisht çdo ide tuajen dhe fjalori i Kulles shqipe eshte nje tekst mjaft i larmishem dhe praktik, une personalisht si mesimdhenese e gjuhes shqipe, e perkrahe formulimin dhe perdorimin e tij.. Kjo fushate eshte ngritje e vetedijesimit te personave qe duan te mbeshtesin kreativitetin tuaj gjuhesor.. 

Faleminderit shume dhe gjithe te mirat per ju!

 

Donjeta 

.................................

From: Idaete Sinani  
Sent: 10 April, 2023 12:10
To: GjuhaShqipe.com 

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshëndetje të nderuar!

Ju përgëzoj për punën që po bëni!

Ashtu si çdo profesion që ka mjetet e veta të punës, edhe profesioni i gjuhëtarit nuk mund të paramendohet pa fjalorë e sidimos këtë drejtshkrimor. Prandaj një kohë të gjatë jam shërbyer me fjalorin tuaj dhe jam shumë e kënaqur, por kohëve të fundit nuk funksionon, nuk hapet.Për shkak se nuk hapet, nuk mund të evidentoj ndonjë gabim të mundshëm, por në të ardhmen shpresoj të ju njoftoj për çdo gabim që do të hasi gjatë punës.

Shpresoj ta kemi në përdorim sa më shpejtë!

 

Suksese dhe punë të mbarë gjithë ekipit tuaj!

 

Idaete Sinani

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup.

......................................

From: Diana Leka 
Sent: 10 April, 2023 11:42
To: GjuhaShqipe.com 
Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

 

Përshpëndetje,

Duke ju falenderuar për e-mailin tuaj, dua t’ju them se si mësuese e gjuhës shqipe kam dy vite që e përdor portalin GjuhaShqipe.com dhe deri tani nuk kam vënë re ndonjë gabim ( nëse do vë re, do ua komunikoj me dëshirë). Madje ua sugjeroj gjithnjë përdorimin e tij edhe nxënësve por edhe mësuesve.

Përsa i përket pyetjeve tuaja:

 

1. A mendoni që një fushatë publike si kjo që ju shpjegova do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së Kullës së shqipes?

- Mendoj se çdo bashkim bën fuqinë.. ndaj çdo fushatë për kauza të mira, ia vlen!

 

2. Cilat rregulla dhe kushte duhen përcaktuar për pjesëmarrje, p.sh. në raportimin e gabimeve me e-postë, për gabimin e njëjtë paguhet vetëm ai që e ka raportuar i pari gabimin?

- Patjetër që në këtë punë nuk mund të marrin pjesë të gjithë, përveç se të fushës mendoj se duhet të kenë edhe një eksperiencë pune ( minimumi 5 vjet). 

- Përsa u përket raportimeve, mendoj se mund të krijohet një zë i veçantë në portal ku të publikohen fjalët e raportuara në mënyrë që të mos lindin vështirësi ( kush e solli i pari apo i fundit)

- Ai që sjell raportimin, mendoj se sëbashku me fjalën të sjellë edhe versionin e duhur duke cituar njëkohësisht edhe rregullin përkatës ( nga Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe)

3. Ju vetë a do të merrnit pjesë në një fushatë të këtillë?

- Mendoj se po!

 

Gjithë të mirat dhe punë të mbarë!

Diana Leka

....................................

From: Sejdi Veseli 

Sent: 10 April, 2023 1:42

To: GjuhaShqipe.com

Subject: Re: 100€ shpërblim për çdo gabim drejtshkrimor!

I nderuari Lulëzim Shishani dhe të gjithë Ju që po luftoni për pastërtinë e gjuhës tonë të shtrenjtë shqipe.

Jam lexues i rregullt, por kaçiku im është i vogël për t’i dalë zot detyrës që kërkoni, por, Ju siguroj, se po pata ndonjë vërejtje do t'u shkruaj, por pa shpërblimin e cekur prej Juve, sepse deri me sot, në shërbim të Atëmemëdheut tonë shqiptar jam përpjekur sa ma ka bartur kaçiku im, por as edhe njëherë nuk kam pranuar pagesë!

Me respekt për Ju dhe punën Tuaj

Sejdi Veseli

Prishtinë